Tre shqiptarë rrahin me sende të forta 23 vjeçarin në Kukës

630
Sigal

Një 23 vjeçar nga Kukësi ka mbetur i plagosur pas sulmit që i kanë bërë përmes sendeve të forta tre bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Kryemadh dhe i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet E.H.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh, pasi në Kryemadh, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin E.H, 23 vjeç, banues në këtë fshat, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.