Transportonin kanabis me thasë, babë e bir fshihen në pyll sapo shohin policinë (Emrat)

526
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona pasi janë pikasur duke transportuar 36 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas policisë babë e bir po transportonin 6 thasë me kanabis me peshë totale rreth 36 kilogram në Shëngjergj të Tiranës, ndërsa sapo kanë pikasur praninë e policisë kanë braktisur drogën dhe janë fshehur në pyll.

Policia ka shpallur në kërkim Alban dhe Lulzim Hoxhën, ndërsa vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në prodhim dhe trafikim droge.
Sigal