Rruga e Arbrit me pagesë, tarifë 4 euro për makinë

578
Qeveria po përgatit të hapë tenderin për ndërtimin me koncension të Rrugës së Arbrit, ndërsa tarifa e kalimit pritet të jetë 4 euro për makinë.

Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi propozimin e kompanisë shqiptare “Gjoka Konstruksion” duke i dhënë bonusin me 10% të pikëve totale të garës për vlerësimin e propozimit të pakërkuar. Kompania shqiptare ka kërkuar që rrugën ta ndërtojë për 46 muaj ndërsa tarifa e kalimit të makinave të jetë 4 euro.

Në ralacionin e zbardhur nga Panorama thuhet: “Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon buxhetit të shtetit.” 
Sigal