Totozani në protestë, monitoron Policinë e Shtetit

583
Avokati i Popullit Igli Totozani sëbashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Deontologjisë e Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës do të jenë të pranishëm gjatë ditës së sot në protestën opozitare.

Prania e tyre ka si qëllim monitorimin e sjelljes së institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit ndaj njerëzve që do të dalin sot në protestë.

Protesta opozitare është lajmëruar ditën e sotme në orën 12:00.
Sigal