PE miraton rezolutën për Shqipërinë Kërkohet plotësimi i 5 prioriteteve

497
Parlamenti Europian ka aprovuar me 634 vota pro rezolutën për Shqipërinë e ndërtuar nga raportuesi Knut Fleckenstein për progresin në integrimin europian.
Kjo rezolutë i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 prioritetev të përcaktuara nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtaësimit të vendit.
Edhe pse përshëndetet fillimi i zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, Shqipërisë i kërkohet që të bëjë hapa më shumë në forcimin e kapacitetit të një administrate publike të depolitizuar dhe të bazuar mbi meritokracinë. Duke mbështetur reformën në drejtësi, BE kërkon nga Shqipëria të reformojë sistemin e drejtësisë për t’a bërë atë të pavarur.
Në rezolutë kërkohet gjithashtu forcimi i të drejtave të njejiut, si dhe thellimi përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE kërkon gjithashtu zbatimin e marrëveshjes për deklriminalizmin. 
Në rezolutë theksohet se se dialogu politik i vazhdueshëm dhe konstruktiv midis forcave politike dhe është premisë kryesore për avancimin e vendit në rruëgn e integrimit europian. 
Diskutime në PE, eurodeputetët: Politikanët të shmangin krizën 
Dialogu politik si dhe zbatimi i refomave do të çonte Shqipërinë drejt Bashkmit Europian. Kështu deklaruan një pjesë e madhe e eurodeputetëve gjatë një debati në Parlamentin Europian ku u diskutua rezoluta e hartuar nga Knut Fleckenstein. Eurodeputetët me një zë theksuan se si mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi sa i përket dialogut politik.
Ndërsa përshëndetën reformat e bërë nga Shqipëria, eurodeputetë theksuan se ka ende shumë për të bërë. Po ashtu eurodeputetët vlerësuan dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. 
Debatet e plota e Parlamentin Europian për Shqipërinë
Neven Mimica: Raporti i Knut Fleckenstein është një raport i balancuar. Komisioni mirëpret deklartata dhe rekomandimet. Në qershor Shqipëria morri statusin e kandidat, që do të thotë më shumë përgjegjësi. Dialogu më i fundit u zhvillua në 24 mars në Tiranë, Komisioni mirëpriti progresin e bërë në administratën publike dhe hapat në gjyqësor. Theksoj që autoritete shqiptare kanë një angazhim të plotë, është me rëndësi që Shqipëria të diskutojë një reformë gjithëpërfshirëse në gjyqësor, është jetike të vazhdoj me pavarësinë e administarëts publike. Duhet një shërbim civil i depolitizuar.
Klima konfrontuese politke e dëmton imazhin e Shqipërisë. Integrimi në BE duhet të jetë gjithëpërfshirës. Këshilli Kombëtar duhet të ndihmojë në këtë aspekt. Maxhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët sa i përket dialogut politik. Marrëveshja politike e arritur mes palëve duhet të zbatohet plotësisht. Shqipëria ka bërë progres sa i përket qeverisjes ekonomike. Gjithashtu ka bërë hapa konkret për sektorin energjitik. Duhet të mirëpres angazhimin pozitiv për bashkëpunimin rajonal. Politikat e jashtme të Shqipërisë janë një aset i rëndësishëm për integrimin. 
Knut Fleckenstein: Opinioni për pranimin e Shqipërisë ka nxjerrë në pah reforma që janë prezantuar, e duhen përmbushur këto kritere. Janë 12 prioritetet, kemi dhe 5 të tejra shtesë që janë më të rëndësishme. Duhet një vullnet i fortë politik, nga qeveria dhe shoqëria civile. Qeveria ka bërë hapa për reformën në administratën publike, luftën kundër krimit e korrrupsionit, dhe respektimi i minoriteteve kanë bërë hapa konkrete.
Qyetarët shqiptarë duhet të ndiejnë ndryshimin në shëndetësi apo fusha të tjera, është inkurajuese të shikosh reformat që kanë nisur. Në fund do doja të thoja se përgëzoj Shqipërinë sepse përpiqet të krijojë stabilitet në rajon dhe marrëdhenie të mira. Vizita e krteministrit Rama në Beograd dhe takimi Vuçiç kanë qënë të rëndësishme. 
Eduad Kukan: Nuk ka dyshim se Shqipëria ka bërë progres, është me rëndësi të dërgojmë një mesazh të fortë se politika konfrontuese është pengesa kryesore. Dialogu politik është i nevojshëm. Politikanët në Shqipëri duhet të shmangin krizën, duhet të kuptojnë se vullneti politik është i nevojshëm për sa më shumë reforma. Zgjedhjet lokale janë test i rëndësishëm për reformën administrative, por dhe për politkanët. Shqipëria është partner i besueshëm në rajon, Serbia dhe shqipëria duhet të inkurajohen për të rritur bashkëpunimin. Unë besoj se Shqipëria do vazhdoj me reforma dhe do ketë mundësi të ecë përpara drejt integrimit. 
Jakoçiç pyet Kukan: Në Shqipëri nuk shikoj ndonjë mundësi për dialog politik, si duhet të ndihmojmë për këtë, pasi do doja të shihja të gjithë vendet e Ballkanit në këtë Parlament? 
Eduad Kukan: Mendoj se kemi folur për kulturën politike dhe rajonin, dhe mendoj se duhet t’u shpjegojmë atyre se opinionet e ndryshme nuk janë gabim apo krim. Duhet të ulemi dhe të përdorim argumentet në mënyrë normale dhe të civilizuar. 
Charles Tannock: Shqipëria ka patur të kaluar të vështirë është përpjekur të bëhet një vend normal. Ka bërë reforma në gjyqësor, qeveria përfshirëse është jetike, të drejtat e minoriteteve janë gjithashtu të rëndësishme. Sjelljet krminale në politikë duhen hetuar, fajtorët duhet të çohen para drejtësisë. Ka një numër të madh të rinjsh që i bashkohen ISIS, por mbështesim masat e marra shtrëguese të qeverisë.
Ilhan Kyuchyuk: Shqipëria ka bërë progress, është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor anëtar në NATO. Ka përmbushur disa kritere për integrim, për reformat e mëtejshme duhet një debat politik në Parlament. Ka bërë një lloj progresi ekonomik, por duhet të bëhen reforma strukturore, pasi papunësia është e lartë.
Hapat pozitiv që ka bërë Shqipëria sa i përket reformës në gjyqësor, e sidomos me angazhimi e Komisionit të Venecias. Vendi ka treguar disa fakte për korrupsionin. Nevijitet depolitizim në administratën publike. Unifikimi i Shqipërisë me Kosovën është brenda BE. 
Diane James: Shqipëria pret të bëhet anëtare e BE­së ka shqetësime në lidhje me trafikun e qenieve njerëzore dhe luftën kundër krimit të organizuar. Të mbyllësh njërin sy nuk është opsion, ndaj nuk është koha të anëtarësoheni, pasi duhet të zgjidhni problemet dhe pastaj të ktheheni me faturë të qartë, qytetarët e BE nuk do donin që kriminalitet të hapej brenda territoret të tyre
Tamás Meszerics: Rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk është e lehtë, pasi ka sfida para. Kjo nuk është arsye e vetme se pse besojmë se bashkëpunimi rajonal në botë dhe rajon. Nuk duhet të miratojmë në procesin tonë të integrimit dhe nuk jemi një organizatë humanitare, pasi integrimi është përfitues për BE dhe vendet e Rajonit.
Sigal