Tmerr tek Drejtoria e Policisë/ Banorët e pallateve mbyten nga gazi

108

Sasitë e shproporcionuara të gazit lotësjellës të lëshuar nga policia përballë Drejtorisë së Policisë ,  kanë qenë në atë masë, sa ka në sjellë mungesë frymëmarrjeje dhe djegie sysh peëër banorët e pallateve aty pranë.

“Megjithëse kemi mbyllur grilat dhe dritaret kemi lotim dhe djegje të forta në fyt. Gjendja po bëhet e padurueshme sidomos për femijët” deklaroi njëri nga banorët. Edhe të tjerë konfirmuan gjendjen emergjente që po krijohet nga gazi lotsjellës.

Gjithashtu, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, vijon të mbahet në Drejtorinë e Policisë, edhe pse ka probleme shëndetësore. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje policisë, ta dërgojë Dollapin në spital.