Tmerr në familjen shkodrane, burri dhunon gruan dhe tenton ta vrasë me thikë, policia parandalon krimin

478
Sigal

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia njofton se është arrestuar shtetasin K.Z., banues në lagjen “Tre Heronjtë”.

Mësohet se 41-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e kanosur me thikë.

Fatmirësisht, policia ka mbërritur në vendngjarje, duke parandaluar krimin në familje, si dhe duke sekuestruar armën e ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.