Tiranë – Zjarr në Bibliotekën Kombëtare

531
Biblioteka Kombëtare në Tiranë është përfshirë nga zjarri. Mëson se flakët kanë rënë në katin e tretë të nëndheshëm të bibliotekës. Raportohet se policia dhe 3 zjarrfikëse në vendngjarje për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. 

Raporton nga jashtë ambienteve të Bibliotekës se dyshohet që mund të ketë persona të lënduar. Raportohet nga jashtë ambienteve të Bibliotekës se dyshohet që mund të ketë persona të lënduar. Sipas Jatës, disa prej zjarrfikësve nuk janë ndjerë mirë, pasi janë parë në dritare duke u kollitur. Në ndihmë, personeli u ka dhënë bombola oksigjeni.

Ndërkohë, raportohet se zjarri është konstatuar nga Policia Bashkiake gjatë një patrullimi, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike. Gazetari raportoi se janë shkaktuar dëme materiale.

Sigal

Forcat e
zjarrëfikëses janë angazhuar maksimalisht për të lokalizuar zjarri. Pavarësisht
tentativës për të depërtuar në katin e 3-të të nëndheshëm, zjarrfikësit thyen
të gjitha xhamat e katit të parë, për të ajrosur dhe nxjerr tym nga zona ku ka
rënë zjarri. Mëson se disa punonjës të zjarrfikëses po hyjnë me bombola
oksigjeni në katet e nëndheshme. Kjo situata ka shkaktuar panik tek qytetarët
që frekuentojnë bibliotekën si dhe punonjësit e institucionit. Ndërkaq, thuhet
se roja i Bibliotekës Kombëtare është dërguar në spital me autoambulancë. Deri
më tani nuk dihet ende se si është gjendja e tij, nëse bëhet fjalë për një
asfiksi apo luajte tensioni.

vijon