Tirana pa energji, ja oraret dhe zonat që preken nga kufizimet

109

OSSHE njofton se për shkak të remonteve do të ketë të tjera kufizime energjie në Tiranë në datat 10-11 tetor.

Stakim i datës 10-11 Tetor

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa nga zonat e kryeqytetit. Më poshtë po ju informojmë për oraret e kufizimeve të energjisë dhe zonat e prekura

10 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Petro Marko”, “Asim Vokshi”, zona përballë Shkollës “Harri Fultz”

10:00-12:00

Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Manol Konomi”, “Hoxha Tahsim”

12:00 -15:00

Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Riza Jasa”

11 tetor

09:00 – 15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga e Durrësit”,  “Andrea Kostallari”