Tentoi të kalonte me dokumente false, arrestohet turku në Durrës

522
Sigal

Një 28-vjeçar turk është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi ka tentuar që të kalojë kufirin me dokumente false. Turku është identifikuar si R.A., 28 vjeç, banues në Turqi.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk R. A., 28 vjeç, banues në Turqi, pasi në P.K.K.

Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.