“Të Drejtat e Autorit”, ligji që mbron autorët, ligji që mbron krijimtarinë

559

Hyn në fuqi ligji për
të drejtat e autorit i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 31 mars 2016

 

Ligji shënon një ndryshim të
rëndësishëm në mbrojtjen e të Drejtës së Autorit, duke u renditur kështu në një
hap me legjislacionet më të avancuara në Europë për këtë fushë. Ligji i ri
mbron dhe garanton një kategori vulnerabël që është ajo e krijuesve që
asnjëherë s’kanë përfituar mbrojtjen e merituar dhe njohjen me të drejta të
plota të së drejtës së vet të pronësisë intelektuale. Ky ligj u njeh, mbron dhe
garanton autorëve, mjedis të sigurt dhe mundësi për të përfituar nga puna e
veprave të tyre. Autori e gjen veten të mbrojtur në këtë ligj, sidomos për
garancitë ligjore që i jep, ç’ka bën që tregu intelektual të funksionojë në
interes të krijuesve dhe të jetë dokumenti bazë për të shtrirë dhe zhvilluar
veprimtarinë e tyre krijuese.
Ka filluar miratimi i
akteve nënligjore të këtij ligji, të cilat do të japin efektet e para pozitive
drejt standardizimit të tregut shqiptar me atë evropian. Edhe ky proces u është
nënshtruar konsultimeve të gjera me grupet e interesuara. Ky proces i miratimit
të këtyre akteve përfundon në fillim të muajit nëntor. Ligji i ri për herë të
parë pozicionon qartë palët në fushën e administrimit të të drejtave, ku autori
do të ketë mundësi përfitimi nëpërmjet skemave të reja që janë parashikuar. Një
tjetër garanci që buron nga ky ligj është rregullimi i marrëdhënieve të
përfaqësimit agjenci – autor duke siguruar transparencë e llogaridhënie nga
agjencitë për krijuesit dhe institucionet publike. Ky ligj tashmë e mbron
autorin përballë veprimeve arbitrare të shkelësve dhe i jep mundësinë të
shpërblehet për punën e tij krijuese.

Për herë të parë:

         
krijohet sporteli unik, i cili krijon lehtësi për subjektet
përdorues dhe i shërben formalizimit të tregut intelektual.

         
kemi rregullime të
nevojshme të thjeshta dhe të qarta për organin procedues, gjykatës dhe
adresimin e problematikave në lidhje me masat paraprake, sigurimin e provave
dhe zgjidhjen efikase të rasteve gjyqësore;

         
vendosen kufijve sa
duhet të shpenzojnë agjencitë për të qenë eficentë dhe transparentë. Kështu
shpërblimet e merituara të autorëve nuk shkojnë për asgjë tjetër përveçse në
emër të tyre.

         
rriten dhe forcohen  sanksionet për shkelësit dhe abuzuesit me të
drejta pasurore të autorëve;

         
vendosen tarifat për
shpërblim të drejtë, të cilat do të jenë të publikuara dhe të qarta për këdo.

Sigal

Sfida
për t’u përballur me informalitetin dhe piraterinë vazhdon, kjo është një sfidë
edhe ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të mbrojmë Autorin dhe Veprën, sepse
kreativiteti është pronë e njerëzimit, e kulturës, e dijes dhe e shoqërive që i
konsumon ato