Protestat e dhunshme në Athinë, policia vihet pas “Indianit”

308
Sigal

Policia greke ka identifikuar personin që rrëzoi policin gjatë protestës së një dite më parë në lagjen “Nea Zmirni” të Athinës.

Ai është një person i njohur në rrethin e anarkistëve të lagjes “Eksarqia” dhe njihet me pseudonimin “Indiani”.

Policia thotë se është çështje kohe që ai të arrestohet. Sapo të arrestohet ai do të dërgohet në gjykatë me akuzën e tentativës për vrasje të policit në detyrë,prishje të qetësisë publike dhe dëmtime trupore të rrezikshme.

Ndërkohë në duart e autoriteteve ka rënë një 22 vjeçar grek, i cili së bashku me një shtetas shqiptar rrëzuan policin e ndërhyrjes së shpejtë nga motoçikleta dhe në vazhdim e goditën atë me shkopinj dhe shkelma.