Përfundoi si rezervë nga trajneri Inzagi, zbulohet e ardhmja e Thomas Strakoshës

230
Sigal

E ardhmja e Thomas Strakoshës mund të jetë larg Lacios. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Il Messaggero”, skadenca e kontratës të portierit të Kombëtares është në qershor të vitit 2022, dhe gardiani kuqezi nuk ka më dëshirë të rinovojë kontratën e tij me kryeqytetasit.

Me shitjen e tij, Lacio pritet të ketë një plusvalecë të madhe duke e parë se e bleu për një shifër prej 75 mijë eurosh nga Panioniosi. Duke parë se aktualisht portieri 25-vjeçar është një zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzagi, vlera e 30 milionë eurove të kartonit të tij duket tepër i shtrenjtë, por deçizive pritet të jetë nëse mund të jetë protagonist në sfidat e mbetura me bardhekaltërit për të parë nëse vlera e tij mund të rritej përsëri.