Tarifat për masterat – Artet, universiteti më i shtrenjtë publik. “New York” kryeson te privatët

1186

Universiteti publik me tarifat më të larta për nivelin e dytë të studimeve, master është ai i Arteve, ndërsa privat është universiteti i “New York-ut” në Tiranë.

Nga një vëzhgim i bërë nga televizioni SCAN ajo që vihet re është se një student i cili kërkon të vijoj studimet në nivelin e dytë, master shkencor apo profesional në Universitetin e Arteve i duhet të paguaj si tarifë vjetore 320 mijë lekë, një tarifë kjo më e lartë krahasuar me 14 institucionet e arsimit të lartë publik në vend.

Pas universitetit të Arteve radhitet universiteti i Mjekësisë, i cili po ashtu bën pjesë te universitet publike me tarifat më të larta. Në këtë rast, një master shkencor në degët e mjekësisë shkon deri në 233 mijë lekë, nuk ngelet pas në këtë radhitje as universiteti politeknik i Tiranës i cili ka një tarifë për programin master, e cila shkon deri në 203 mijë lekë. Ndërkohë që universitetet e rretheve janë ato që ofrojnë tarifa më të ulëta deri në 86 mijë lekë për studentët, të cilët duan të vijojnë studimet master.

Ndërsa për ata student që zgjedhin një universitet privat tarifat për masterat shkencor janë më të larta se ato profesional. Këto tarifa variojnë nga 1500 euro në vit në “Albanian University” në 1700 euro viti në Kolegjin Universitar “Bedër”, 1800 euro në universitetin “Marin Barleti” dhe tarifa më e lartë deri në 6.5 mijë euro është në universitetin e “New York-ut” të Tiranës.