Tare: Rruga Egnatia kthehet në destinacion të rëndësishëm turistik

608
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të bregdetit Auron Tare, në një dalje të posaçme për mediat ka prezantuar projektin më të fundit turistik, për ta kthyer rrugën e vjetër Egnatia, në një destinacion të rëndësishëm turistik.
Tare theksoi se ky është një model i marrë edhe nga shtete të shumta europiane dhe ballkanike, dhe duke qene se kalon në zona të rëndësishëm arkeologjike si në Durrës, Apolloni etj, jep mundësinë turistëve vendas dhe të huaj, të njohin trashëgiminë kulturore. 
Tare mes të tjerash tha se për këtë projekt ka patur interesim të disa grupeve franceze, që merren me restaurimin e veprave të tilla, të cilët me shumë gjasa do të ofrojnë vullnetarët e tyre për këtë proces mjaft të rëndësishëm.
Rruga Egnatia ka një gjatësia prej 860 kilomentrash dhe fillonte në Itali kalon në Shqipëri, Maqedoni deri në Selanik.
Sigal