Taksën e televizionit, do ta paguajmë kur TVSH të mos dalë nudo

566
Sigal

Letra në “Telegraf” nga Vlora: Ju u vishni brekë qenve dhe i hiqni ato për vete!


 

“Zotërinjë udhëheqës të “Rilindjes”, taksën e televizionit, do ta paguajmë kur RTVSH të veshë brekët”



Këto miliarda lekë, që na i grabit shteti me dhunë në formë takse mujore, bëhen paga mujore për një “ushtri” me drejtorë, shefa, familjarë, dashnore shefash, vetura, honorare, kondicionerë, dieta deri në SHBA për drejtorin dhe sekretaret e tij dhe luks zyrash, por nuk lihen “ca qindarka” që të blihen një palë brekë për spikeren e festivalit kombëtar


 

“Përshëndetje e nderuar gazeta “Telegraf”!


Jemi një grup banorësh nga Vlora dhe po ju shkruajmë këtë protestë publike, lidhur me pornografinë që Radio-Televizioni Publik Shqiptar (RTVSH), na futi brenda në shtëpitë tona, nëpërmjet ekranit që ne shqiptarët; familje e biznese, i paguajmë taksë mujore që na grabitet me dhunë shtetërore në faturën e energjisë elektrike, mbasi shteti e di që shqiptarët nuk paguajnë taksë për këtë stacion televiziv mjeran e primitiv, të kthyer në qendër zëri me figurë! E kemi fjalën, për turpin me të cilin u hap “Festivali i 55-të i Këngës në Radio-Televizion”, duke na përshëndetur me prapanicën lakuriq të spikeres së këtij festivali. Dalja e saj nudo në skenën e festivalit dhe në ekranin e televizionit shtetëror, na ka indinjuar shumë, aq sa populli jo vetëm e pështyu këtë ekran, por ishte gati të shkonte atje e të shtronte në dajak drejtuesit e RTVSH dhe organizatorët e këtij aktivitetit kombëtar pornografik. Ne nuk paguajmë taksa për të parë prapanicën e atyre që bëjnë festivale e orgji nëpër ekrane, por për të ndjekur një festival simbol kombëtar që u ndot deri në nudizëm! Taksat që paguajmë ne shqiptarët, shkojnë në miliarda lekë çdo vit. Siç dihet, këto miliarda lekë që na i grabit shteti me dhunë në formë takse mujore, bëhen paga mujore për një “ushtri” me drejtorë, shefa, familjarë, dashnore shefash, vetura, honorare, kondicionerë, dieta deri në SHBA për drejtorin dhe sekretaret e tij dhe luks zyrash, por nuk lihen “ca qindarka” që të blihen një palë brekë për spikeren e festivalit kombëtar! Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh ky turp, as në vendet më të degraduara moralisht, as në ekranet më të degjeneruara moralisht të vendeve të Botës së Tretë! Nëse drejtorit të RTVSH apo “moderatorëve” dhe skenaristëve të festivalit u ka plasur cipa dhe e quajnë kulturë dhe edukim daljen pa brekë në ekranin televiziv shtetëror, po institucionet shtetërore, çfarë bëjnë? Po organet e drejtësisë, përse heshtin kur pornografia në Shqipëri ndalohet me ligj dhe dënohet?! Po qeveria, që na zhvat me dhunë taksën e RTVSH, përse e “duartrokiti” festivalin… pa brekë, apo i pëlqen nudizimi?! Çudia është, se ju u vishni brekë qenve dhe i hiqni brekët për vete! Ky trup dhe krim shoqëror, ky akt publik pornografie i organizuar me vetëdije të plotë nga ata që po degradojnë edhe moralisht RTVSH, duhet ndëshkuar, së pari duke larguar nga drejtimi ata që e lejuan të transmetohej këtë turp! Një gjë po ju themi juve udhëheqësve të “Rilindjes”: Taksën e RTVSH, do ta paguajmë vetëm kur ky televizion të veshë brekët…”!  


Pa respekt,

nga banorët e Vlorës