Më mirë shqiptarët apo ganezët? Ja si përgjigjet Balotelli

213
Sigal

Mario Balotelli, me dashuri për shqiptarët. Në fillim të vitit të kaluar, bëri bujë për opinionin shqiptar një video e hedhur në rrjetet sociale, kur sulmuesi italian, me origjinë ganeze, u shfaq duke sharë në shqip, i nxitur, kuptohet, nga miq të tij shqiptare.

30-vjeçari, aktualisht pjesë e Monzas në Serinë B (me ambicie të mëdha për t’u ngjitur në Serinë A), në një komunikim me fansat e tij, i ka nxitur ata të bëjnë çdo pyetje që u vjen në mendje dhe njëra prej tyre ishte: Më mirë shqiptarët apo ganezët?

Përgjigja e SuperMarios, në këtë rast, vjen me “emoji”: flamujt e dy vendeve, Ganës dhe Shqipërisë, dhe një zemër që i lidh. Të dy popujt gjejnë vend në zemrën e Balotellit.