SUMMIT 100, bizneset lider të Europës Juglindore,16 dhe 17 tetor në Shkup

576
Shkup, 9.10.2017 –Në mjediset e hotel Alkaloid sha Shkup u mbajt njëkonferencë për shtyp me rastin e fillimit tëSUMMIT 100, edicioni i 6-të i bizneseve liderëtë Europës Juglindore, më 16 dhe 17 Tetor në Shkup, të Maqedonisë. 
Në konferencën për shtyp, Kryetari i Këshillit Drejtues tëSUMMIT 100, njëherazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Alkaloid-it z. Zhivko Mukaetov dhe Drejtorja e Programit, partnere në Alba Partnerë znj.Jelena Radulloviq deklaruan se qyteti i Shkupit në Maqedoni do të mirëpresëplatformën rajonale unike të biznesit, siçështë SUMMIT 100. Në të do të marrin pjesëmë shumë se 100 biznese liderë, por edhe përfaqësuesit më të lartë politikë të Europës Juglindore, të cilët gjatë dy ditëve do të diskutojnë potencialet dhe mundësitë që ka ky rajon nëtërësi. 
Fjalën hyrëse në SUMMIT 100 do ta mbajëz. Zhivko Mukaetov, i cili në konferencën për shtyp theksoi se ajo që bën këtë eveniment të veçantëështë fakti se në të paraqiten mundësi reale për të rritur ndërlidhjen dhe potencialet mes vendeve të këtij rajoni. 
“SUMMIT 100 u krijua si njëiniciativë rajonale dhe pikërisht për këtë arsye, anëtarët e Këshillit Drejtues janë përfaqësues të sipërmarrjeve nga vendet e Europës Juglindore. Si kryetar i Këshillit Drejtues, por edhe si drejtor i kompanisë e cila punon në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, jam i vetëdijshëm për fuqinë dhe rëndësinë e përfaqësimit të përbashkët dhe për ndërlidhjen e vendeve tona. Në këndvështrimin global, tregjet që ne përfaqësojmëjanë të vogla, por duke bashkuar interesat dhe kapacitetet mund të bëhemi konkurrentë seriozë në nivelin ndërkombëtar. Ne mund të ngjallim interesin e bizneseve botërore karshi mundësive investuese qëofrojnëvendet e Ballkanit Perëndimor. Si organizatorë tëSUMMIT 100 të këtij viti, ndihemi mirë kur konstatojmë se kjo energji është vërejtur nga njënumër i madh i biznesesh liderë, por edhe nga drejtuesit politikëqë do të vijnë në Shkup nëditët e ardhshme”, tha z. Zhivko Mukaetov. 
Fjala kryesore e këtij edicioni tëSUMMIT 100 që do të zhvillohet në Shkup është NDËRLIDHJA, në fusha dhe nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë Komisionerja e BE-së për Transportin znj.Violeta Bullc, së cilës do t‘i bashkohen përfaqësues nga kompanitë liderë nga rajoni, si: Hidrija, ASA Grup, Fondacioni Atlas, Atlantik Grup, Gorenje, BMW, Podravka, Filip Moris, BBI, Bambi dhe shumë të tjera, por edhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), Banka Europiane për Investim (BEI), Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë nga sektori i biznesit. 
“Vit pas viti, SUMMIT 100përparon dhe gjithmonëi shtohen dimensione të reja. Në Shkup do të vazhdojmë të ndërtojmëmodelintonë. SUMMIT 100 synon të bëhet njëplatformë akoma më e fuqishme, përmes së cilës do të konkretizohen idetë tona.Për herë të parë në historinë e këtij samiti, idetëdo t’u prezantohen kryeministrave me qëllim që të krijohet një front më i gjerë bashkëpunimi në rajon,” deklaroi 
Znj.Jelena Radulloviq, Drejtore e Programit e SUMMIT 100. 
SUMMIT 100 do të zhvillohet përgjatë dy ditëve. Në ditën e parë, pjesëmarrësit do të diskutojnë për rëndësinë e ndërlidhjes në rajon, për rritjen më të shpejtë ekonomike, për qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu do të diskutohen ide sesi iniciativa lokale mund të arrijnë sukses global, por edhe mbi mënyrat e njëkoordinimi më të mirë për ta afruar rajonin e Europës Juglindore me Bashkimit Europian përmes Procesit të Berlinit, si direktiva të dala nga samiti që u zhvillua këtë vit në Trieste. 
Në ditën e dytë, pjesëmarrësit në SAMIT100 do të kenë mundësi të ndjekin 5 seksione kreative të dedikuara ndaj energjisë, ekonomisë së bazuar mbi njohuritë, marketimin e prodhimeve në sektorin e ushqimit e pijeve, ekonominë dixhitale dhe turizmin. Gjatë kësaj dite është parashikuar edhe mbajtja e një paneli diskutimi me kryeministrat e rajonit. Para tyre do të prezantohen idetë konkrete, ndërsa do të ndahen opinione mbi mënyrën e zbatimit të tyre, në këndvështrimin “Marrëveshja e re për shekullin e ri”, kjo edhe në përputhje me sloganin e SUMMIT 100. 
Programin e gjeni tëpublikuar në faqen e internetit të SUMMIT 100.
Sigal