Kompanitë telefonike janë kthyer në “piranja” të lekëve të shqiptarëve

172
Sigal

 

Shërbimet e tyre janë në nivelin më të ulët, ama pagesat kapin çmime të larta. Nuk kanë të mbaruar denononcimet mbi këto kompani. Çdo muaj duhet të paguash të paktën 10 mijë lekë të vjetra për të patur internet në celular dhe për të vijuar komunikimin përmes SMS-ve dhe minutave. Rritja e çmimit të paketave mujore nga operatorët, rritja e kostos solli reagimin e konsumatorëve, por jo vetëm kjo, shumë ankohen edhe për probleme të tjera, një rast e sjellim edhe më poshtë.

Rast suksesi në ndihmë të konsumatorëve

 

Me datë 18 korrik 2022, Qendra Alert ka marrë një ankesë, në të cilën një qytetar në Durrës kishte nënshkruar një kontratë për aktivizimin e internetit në shtëpi me kompaninë telefonike Vodafon. Pas shume përpjekjesh për të aktivizuar linjën u konstatua se për shkak të disa problemeve teknike ishte i pamundur finalizimi i kësaj procedure. Për këtë arsye klienti në fjalë kërkoi anulimin e kontratës papaguar penalitet duke qene se kompania e kishte të pamundur ofrimin e shërbimit.

Pavarësisht kësaj nga kompania Vodafon u refuzua anulimi i kontratës pa paguar penalitetin e meqë nuk u morën parasysh as ankesat në dyqan, apo nëpërmjet shërbimit të klientit dhe as ankesa e shkruar. Klienti në fjalë zgjodhi t‘i drejtohej Qendrës Alert për zgjidhjen e këtij problemi. Pas ankesës së drejtuar nga Qendra Alert kundrejt kompanisë Vodafone, u bë i mundur anulimi i kontratës papaguar asnjë penalitet rimbursimi i shumës së paguar për aktivizimin e linjës.