Sulmohet me thikë trajneri i skuadrës së njohur shqiptare

25
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku është sulmuar me thikë trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Ernest Gjoka.
Nga të dhëna e para mësohet se trajneri nuk ka pësuar dëmtime nga sulmi, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Sulmi ndaj trajnerit ka ndodhur në fushën sportive ‘Reshit Rusi’, në Shkodër, ndërsa personi që tentoi ta godiste me thikë mbante një kapuç në kokë. 
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.