STUDIMI/ A mund të lehtësohen simptomat e autizmit duke përdorur marijuanë?

620
Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës dy-vjeçare dhe shkalla e dëmtimit dallon nga një individ në tjetrin.
Duke parë zhvillimin që ka marrë kjo sëmundje shkencëtarët janë alarmuar së tepërmi dhe po punojnë për të gjetur shkakun e autizmit si dhe a ka mundësi shërimi. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, kanë parë të arsyeshme të nisin një studim mbi efektin që ka përdorimi i marijuanës tek fëmijët që vuajnë nga autizmi. Ky studim është nisur duke parë se në shumë shtete, përfshirë edhe Kolumbinë i kanë aprovuar mjekimet me marijuanë. Prindërit e fëmijëve me autizëm janë të aftë ti përdorin ilaçet me marijuanë për të kontrolluar sjelljet agresive, ankthin, problemet me gjumin, si dhe shumë simptoma të tjera që sjell autizmi.
‘Daily Mail’ shkruan se doktor Orrin Devinsky, i cili është i përfshirë në studimin mbi marijuanën dhe autizmin thotë se për të dhënë një përgjigje përfundimtare dhe të saktë duhet të vazhdojnë studimet për të parë nëse përdorimi i marijuanës është i sigurt tek fëmijët me autizëm. Autizmi konsiderohet si një sëmundje e pashërueshme sepse deri më sot as nuk është gjetur shkaku dhe as kura e tij, por thjesht janë gjetur mënyra lehtësuese.
Sigal