Sigal

Pas një mbledhje të mbajtur gjatë ditës së djeshme mes një pjesë të studentëve dhe drejtuesve të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë,  janë marrë disa masa, të cilat prekin shumë nga pikat e parashtruara nga studentët.

Pas bashkëbisedimit mes Dekanatit dhe studentëve u vendosën disa kushte dhe vendime paraprake, të cilat variojnë nga mos-pagesa e tarifës së shkollës pa pranimin e 8 kërkesave deri tek shtyrja e sezonit si dhe në vendosjen e transparencës financiare.

Whatsapp Image 2018 12 18 At 17.42.40

Gjithashtu për post pjesës cilësore, në pikat e publikuara nga Fakuleti i Ekonomisë theksohet se bashkë me studentët është vendosur, që kërkesat të jenë edhe për ambiente të reja, pajisje laboratorike, rritje e kërkimeve shkencore e shumë pika të tjera me interes të procesit mësimor.