Plagosja e rëndë në Vlorë/ Ja kush është 18 vjeçari i shpallur në kërkim

339
Sigal

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në një lokal në Lungomare, ku mbeti i plagosur 39 vjeçari, Ergys Likaj.

Sipas Policisë së Vlorës autori i ngjarjes është 18 vjeçari. Ersilio Mataj, i cili është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë.

Vlorë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.

Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.