Spanjolli me origjinë shqiptare kapet nga policia greke me heroinë

721
Sigal

6 kilogramë g heroinë e pastër u sekuestrua të dielën prej Rojës Bregdetare greke në portin e Igumenicës.

Sipas policisë greke, 14 pako heroinë, ishin fshehur në parafangon e automjetit Mercedes me targa shqiptare që drejtohej nga një shtetas spanjoll me origjinë shqiptare, 38 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë.

Lënda narkotike ishte montuar në parafangon e automjetit në Fier dhe pasi kishte kaluar në tokën greke, do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë, ku edhe do të dorëzonte lëndën narkotike.

Automjeti dhe dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e skemës së trafikut të heroinës.