Sot festohet Fiter Bajrami, besimtarët falën namazin në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

734
Sigal

Pas 30 ditëve agjërim, përkushtim dhe lutje ndaj Allahut, besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e Fiter Bajramit. Mijëra myslimanë janë mbledhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë për të falur namazin e kësaj dite të shënuar.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra uroi të gjithë besimtarët për Fiter Bajramin dhe sakrificat e tyre të pranohen.

“Dita e Bajramit është dita e besimit të brengave dhe dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin. Është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet, e projekteve dhe veprave të mira. Sot është dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë”- tha Ylli Gurra.