GAZETAT ITALIANE, KRYQËZOJNË AMBASADORIN CUTTILLO

682
SKANDALI/ Si u zhduk urdhri i ekstradimit për vëllanë trafikant të ministrit Fatmir Xhafaj
Sigal

Gazeta italiane REMOCONTRO kërkon përgjegjësitë e ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe hedh bombën për ambasadorin italian në Tiranë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, me një vëlla të dënuar në Itali për 7 vjet për trafik droge, por që nuk u krye asnjëherë.

– Ai, ‘qarkullon lirshëm, sepse nuk ka një kërkesë për ekstradim?!

– Skandali me ndërhyrjen e ambasadorit italian që i hedh benzine zjarrit.

Një histori shqiptare, e një familjeje politike klanore.

Historia e çuditshme e vëllait trafikant të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. Agron Xhafaj është trafikant droge i arrestuar në Itali në vitin 2002 me ndihmën e anti-drogës amerikane, i dënuar në fund të gjitha proceseve të detyrueshme me 7 vjet burg, por ai nuk e ka kryer asnjë herë këtë dënim, sepse u arratis dhe rrinte i qetë në shtëpinë e tij në Shqipëri. Në krye të Ministrisë së Brendshme, një pozicion delikat, në Tiranë qëndron Fatmir Xhafaj, një nga vëllezërit e familjes më të rëndësishme dhe të famshme të Vlorës.

Ministri i hutuar apo çfarë?

Pak më shumë, në Shqipëri lidhjet familjare sundojnë gjithçka. Kjo edhe për shkak se ministri i tanishëm u emërua për të zëvendësuar paraardhësin e tij Saimir Tahiri, i cili u detyrua të japë dorëheqjen për marrëdhënie ‘shumë te ngushta’ me kanabisin, për shkak të përfshirjes me kushëririn e tij, i dënuar në Itali. Tani rezulton, se ish-ministri po hetohet edhe nga prokuroria e Katanias.

Histori e keqe edhe për palën italiane në të njëjtën kohë

Si ishte e mundur që ne Shqipërinë ku ndodhen dhjetëra misione italiane, politike, diplomatike, ushtarake, gjyqësore, shërbimeve të inteligjencës dhe askush nuk e mësoi/mori vesh se narko-trafikanti Agron Xhafaj ishte vëllai i ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj?

Kryeministri Edi Rama, nuk dinte asgjë për këtë?! Dhe Interpoli, po kërkesa për ekstradim ku është zhdukur?

Nga mediat shqiptare kemi mësuar atë që ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo i shpjegoi televizionit “Klan” në Tiranë. Sipas diplomatit, do të ishte normale që ekstradimi të mos kërkohej për vëllain narko-trafikant të Ministrit të Brendshëm. Jo një favor politik, siç të gjithë dyshojnë me të drejtë, por prej faktit se Italia kurrë nuk kërkon ekstradimin e një personi me një dënim të lehtë!? Një fakt kjo gjë nuk ka ndodhur me shumë shqiptarë të tjerë të dënuar për gjera më pak të rëndësishme, të cilët janë ekstraduar për në burgjet italiane. Fati i mirë i ka rënë Xhafajt tonë, që nuk është kërkuar ekstradimi për në Itali. E faji mbetet jetim…

Diplomaci sipas Kodi Penal

Titull i fortë ai i Exit.al nga gazetari Carloalberto Rossi, një qytetar italian që jeton në Tiranë. Roli i supozuar i mbulimit për qeverinë socialiste të Edi Ramës, aktualisht në detyrë, nga diplomacia italiane nuk konsiderohet shumë diplomatik, ose të paktën, i baraslarguar. Jo vetëm historia e vëllait narko-trafikant të ministrit shqiptar, i cili është liruar, dëbuar, dënuar dhe kurrë nuk është kërkuar ekstradimi nga policia italiane. Carloalberto Rossi sjell denoncime të ‘historive’ të tjera italo-shqiptare, duke filluar nga ato të mjeteve të përgjimit gjysmë klandestine Imsi-Catcher, që Italia i solli për “mësime”, por që shërbyen për përgjime të paligjshme. “Arrestimi i çuditshëm i Dritan Zaganit, i akuzuar për dhënien e informacionit për një koleg të Guardia di Finanza, kontratat misterioze të koncesioneve italo-shqiptare në sektorin e mbeturinave, apo anomalitë dhe mangësitë e shumta të shumë kriminelëve shqiptarë, të njohur nga listat e Interpolit të kërkuar. Të gjitha këto janë pyetje që po presin një përgjigje nga qeveria shqiptare.

Ambasadori italian gënjen

Ambasadori italian gënjen për të mbrojtur Agron Xhafajn? Dyshimi i rëndë, edhe pse i thënë në shqip. Ndoshta edhe një dozë armiqësie politike ndaj diplomatit dhe qeverisë së Edi Ramës, e cila është në rrezik nga kriza e brendshme dhe zgjedhjet e parakohshme, por problemet e bëra publike janë reale. Tani, përsëri me anë të intervistës se Alberto Cuttillos, publiku shqiptar (po ashtu edhe ne, por vetëm nëpërmjet Remocontro), mësojmë se “i pakërkuari” Xhafaj është dorëzuar në mënyrë vullnetare tek policia kufitare në Fiumicino dhe është transferuar në burgun e Civitavechia-s, afër Romës, ku ai do të vuajë dënimin e tij. “Vullnetarisht” ai u dorëzua ne Itali i shtyrë nga gjysma e qeverisë shqiptare, e cila rrezikohet prej skandalit, por të duken të tjera lëshime në horizont: ‘Pak a shumë, dënimi ndaj Agron Xhafajt është katër vjet e dy muaj (?). Pasi u burgos për një muaj, në kohën e arrestimit të tij, të dënuarit i mbeten edhe 4 vjet e 28 ditë për të vuajtur. Në këto raste, nëse i burgosuri bën një kërkesë, ai mund të lirohet shumë përpara kësaj date. Nuk e di se si do të ecë kjo çështje, por ka shumë të ngjarë që periudha që Agron Xhafajt të kalojë në burg do të jetë shumë më e shkurtër”, tha ambasadori italian në Tiranë. (materiali i përkthyer nga gazeta italiane REMOCONTRO)