Shqiptari kapet me “miell të bardhë” në makinë, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

617
Sigal

Një 40-vjeçar shqiptar me iniciale N.U është kapur nga policia italiane. Ai akuzohet për shpërndarje të “miellit të bardhë” në zonën e Porto Azzurros.

Gjatë kontrollit të natës, karabinierët kanë evidentuar shqiptarin, i cili ishte duke udhëtuar me makinë. Ai iu nënshtrua testit të alkolit dhe iu hoq patenta për shkak të nivelit të lartë, që kishte konsumuar.

Sjellja e shqiptarit shtoi dyshimet e policisë, e cila më pas kreu një kontroll të imtësishëm në makinë. Gjatë kontrollit policia gjeti disa doza të “miellit të bardhë” brenda një arushi pellushi. Gjithashtu atij iu sekuestruan 1 mijë euro të siguruara nga shitja e mallit.

Më tej karabinierët kontrolluan një motorçikletë të parkuar pranë shtëpisë së tij, ku gjetën 25 gramë të tjera “miell të bardhë”.