Shpërthen dhuna në Vlorë, kërcënime me armë në mes të qytetit

520
Dy të rinj janë vënë në pranga sepse pasi kanë dhunuar kanë kërcënuar me armë dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa arrestimet janë bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Janë arrestuar në flagrancë K. Deliaj, dhe G. Deliaj, 22 dhe 41 vjeç, sepse në orën 20:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, për motive pronësie, 22-vjeçari ka kanosur duke qëlluar në ajër me pistolete 53-vjeçarin A. Delaj, ndërsa 41-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait këtij të fundit. K. Deliaj gjithashtu ka kanosur me armë edhe të riun J. Deliaj, banues në Vlorë.

Pas kësaj ngjarje, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 22 dhe 41 vjeçarin.

Si provë materiale është sekuestruar arma tip pistoletë “Lunger”.
Sigal