Shpërndanin heroinë dhe marijuanë në kryeqytet, bien në pranga dy të rinj

500
Sigal

Dy të rinj u arrestuan pasi akuzohen se shpërndanin heroinë dhe marijuanë në zonën “Komuna e Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”

Shtetasit A.D. vjeç 30, banues në Tiranë gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e provës materiale: 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Shtetasit K.Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.