Shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra prokurori i Lezhës, Gjergj Rudi

526
Pezullohet nga detyra prokurori i Lezhës Gjergj Rudi. Pezullimi i tij ka ardhur për shkak se dyshohet se nuk ka dërguar në kohë dokumentet për ekstradimin e shtetasit nga Kosova, Shaip Zykaj, i cili u lirua në fund të vitit të shkuar, megjithëse ndaj tij kishte një kërkesë ekstradimi nga pala kosovare. Burime nga Prokuroria thanë se prokurori Rudi është pezulluar për shpërdorim detyre. Aktualisht, prapa hekurave ndodhet edhe juristi i burgut të Shën Kollit Devis Alihoxha, i cili akuzohet gjithashtu se nuk ka zbatuar ligjin për ekstradimin e shtetasit kosovar, i cili me të kryer dënimin në Shqipëri, është lënë i lirë.
Sigal