Shkodër, Kryeprokurori Lalla kërkon bashkëpunim më të madh me policinë

518
Nga qyteti i Shkodrës, kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi më shumë bashkëpunim me forcat policore për çdo ngjarje.
“Shpesh materialet referuese nuk janë të plota. Kërkoj bashkëpunim më të madh me forcat policore për çdo ngjarje. Është me rëndësi që në fazën hetimore të kryhen të gjitha veprimet e plota” tha kryeprokurori paraditen e sotme duke marrë pjesë në analizën vjetore të prokurorisë së këtij qyteti.
Llalla foli dhe për një ndarje të padrejtë të punës në Prokuroritë në juridiksion të Shkodrës ndërsa problem mbeten falsifikimet e dokumenteve të pronës në prokurorinë e Lezhës dhe të Shkodrës.
Sigal