Shkodër, arrestohen dy adoleshentë, vidhnin varëse floriri nëpër familje

523
Sigal

Dy adoleshentë, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banesë në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së shtunës 26 nëntor 2016.

Policia e Shkodrës informon se dy djemtë të identifikuar me iniciale K. G, 14 vjeç dhe M.K 15 vjeç dyshohet se “kanë kryer vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit GJ.T. 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 Euro”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Arrestimi i tyre u krye më 27 nëntor 2016. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.