Shirat e rrëmbyeshëm, makina me katër pasagjerë përfundon jashtë urës

516
Sigal

Një automjet ku udhëtonin katër persona ka rrezikuar të përfundojë në ujrat e lumit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, ku shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë zonën e jugut të Shqipërisë.

Makina ku udhëtonin anëtarët e një familje ka rrezikuar të dalë nga rruga në lumin e Kalasë në një prej urave që lidhin fshatrat Kalasë dhe Tatzat, midis Sarandës dhe Delvinës.

Për fat të mirë është fundosur në pjesën e çarë të urës por pa pësuar dëmtime.