Demi Lovato flet për luftën kundër depresionit,”Kam kaluar shumë”

441
Sigal

Demi Lovato  dha së fundmi intervistën e parë pas shumë kohësh.Për Teen Vogue, ajo u shpreh: “Kur shoh veten në pasqyrë, shoh dikë që ka ka kaluar shumë. Jam përballur me shumë gjëra dhe shoh në pasqyrë një luftëtare.”

“Nuk shoh një fitues kampionati, por shoh një luftëtare dhe dikë që do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht vështirësive,” shtoi më pas.

Ndonëse Demi ka patur padyshim një vit të vështirë, duket se është në rregull me këtë gjë. “Nuk do të doja ta ndryshoja drejtimin e jetës sime për asgjë,” tha ajo. “Nuk do të pendohesha për asgjë. Unë e dua personin që jam sot.”

Përsa i përket muzikës, ajo theksoi se të gjitha ndjenjat do t’i shprehë në një album të ri, mirëpo nuk ka në plan të nxitohet. “Kam vendosur të marr kohën time dhe kur të jetë momenti i duhur për muzikë, do ta publikoj albumin.”

Në një koncert në Brooklyn vjet në pranverë, tha se “pija vodka në një shishe Sprite që në nëntë të mëngjesit, villja në makinë dhe mendova se kjo s’është më e lezetshme, s’është më qejf. Duhet të ndryshoj jetën time. Kështu që ndryshova.”

Në korrik të një viti më parë, Demi u shtrua në spital si pasojë e mbidozës. Ajo u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.

Pasi gjendja e saj u stabilizua, Demi shkroi në Instagram në gusht të 2018:“Unë kam qenë përherë transparente në lidhje me problemin me varësinë. Gjithë ç’kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket apo venitet me mua. Është diçka me të cilën më duhet të vazhdoj të përballem dhe nuk i kam dhënë fund ende.

Dua të falenderoj Zotin që më mbajti në jetë shëndoshë e mirë. Për fansat e mi: Ju jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë javës së kaluar dhe më pas. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të përballem me këtë moment të vështirë.

Tani më duhet kohë të përqëndrohem për të vazhduar të qëndroj esëll dhe për t’u marrë me rrugën drejt përmirësimit. S’do ta harroj kurrë dashurinë që treguat dhe mezi po pres ditën që do të them se ja dola.

Do të luftoj ende.”