Shira dhe rrebeshe, ja si do jetë moti për 48 orët e ardhshme

596
Rain drops falling from a black umbrella concept for bad weather, winter or protection
Sigal

Edhe pse është mesi i sezonit veror, temperaturat e sotme janë ato të vjeshtës.

Por kjo situatë duket se do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme ku pritet të ketë sërish temperatura poshtë normales.

Sipas Meteoalb reshjet e shiut të ditës së sotme do të vazhdojnë edhe nesër, por me intensitet më të ulët.

Parashikimi i motit për 48 orët e ardhshme nga Meteoalb:

Orët vijuese paraqiten me vranësira dhe shira, më të dukshme në zonat jugore – juglindore ku herë pas here do të ketë rrebeshe.

Shira të dobët vijojnë edhe nesër në zonat malore Lindore.

Duke filluar që nga dita e enjte pritet përmiresim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit sot do të shënojnë jo me shumë se 29 gradë celsius, ndërsa që nga nesër dhe në vijim pritet rritje e temperaturave duke kulmuar në fundjave deri në 35 gradë celsius.

Image