Satirë/ Ismail H. Xhaferri: Popull i mashtruar

520
Ismail H. Xhaferri
Popull i mashtruar
Ne jemi popull,
Popull halleshumi,
Një vit na merr deti,
Një vit na merr lumi.
Jo nuk ka si ne , 
Shqipëria ime,
Popull porsi dele, 
Në rresht për votime.
Jo, askund në botë,
Kurrë si ne nuk gjen,
Po s’patëm parti,
S’kemi oksigjen!
Ndaj shkojmë në votime,
Ashtu urtë e butë,
Se pa qeveri,
S’ka kush na i fut.
Kushedi sa herë,
Gjumi s’na ka zënë
Kur një kandidat, 
Dorën na ka dhënë.
Në veshët e mi
Po gjëmon akoma,
“Rrofsh, o kandidat,
Marsh nga ditët tona!”
S’ka popull si yni,
Kurrë nuk bëjmë zë,
Na dha gjithçka zoti,
Po s’kemi asgjë.
Nuk kemi asgjë.
Nga çfarë trashëguam.
Gjysmat na i morën,
Gjysmat u shkatërruan.
Në fakt tani kemi,
Kurvat edhe vrromat,
Pasuri e madhe,
Kallashi dhe bombat.
Prit edhe shpreso.
Na zuri veremi.
Ujë në gjithë Atdheun,
Ujë në çezma s’kemi!
20 e ca vite,
Ç’nuk na kanë punuar,
Edhe krejt natyrën,
E kanë zhvirgjëruar.
20 e ca vite,
Eh, sa jetë janë prerë,
Tani s’ka më grip,
Po vetëm kancer.
Popull, more popull! 
Nga hallet zhuritur,
Edhe i mashtruar,
Edhe i grabitur.
Na grabitën arrmët,
Të lehta të rënda,
Depot e Enverit, 
Me gjithë ç’kishte brenda.
Kjo demokracia,
Punët keq i trashi,
Tani nëpër depo,
Plot me thasë hashashi.
Na grabitën pronat,
Kudo, anembanë,
Edhe idealin,
Ka kohë që e vranë.
Grabitën dhe malet,
Fushat e kodrinat,
Por na lanë peshqesh,
Tritolin dhe minat.
Nga Vermoshi i largët,
Gjer në Qafë të Gjashtës,
Populli në dorë,
Ka çelësat e kashtës.
20 e ca vite,
Që shpirti na digjet,
Ju dhjefsha protestat!
Ju dhjefsha mitingjet!
Kush vjen në pushtet,
Vrap të na i futi,
Ju jeni thë gjithë,
Ça mashtrues muti…!
Ju jeni mashtrues,
Edhe faqenxirë,
Ne po s’u mashtruam,
Nuk ndihemi mirë!


Sigal