Nesër do të lexoni/ Sot shqiptarët zbarkojnë në Bulevardin e Tiranës

542
Opozita e Bashkuar proteston për një jetë më të mirë në Shqipëri dhe për gjithçka që u është mohuar shqiptarëve 
Me të përfunduar takimi me aleatët, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha kanë dhënë një deklaratë për mediat ku kanë komentuar qëndrimin e tyre për protestën e ditës së sotme. “Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjitha detajet për ditën e sotme, sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit, nga Tirana, të cilat flasin për një pjesëmarrje gjigante, rekord në protestën e sotme. Sot ka një marrëdhënie të re, të ndryshme, nga gjashtë muaj më parë, midis pushtetit dhe qytetarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve, nuk kanë më asnjë dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët dhe dhe është në funksion të banditëve. Ka vendosur ekonominë dhe drejtësinë në funksion të mbrojtjes së banditëve dhe kriminelëve. Dhe, kjo është arsyeja e të gjithë halleve dhe padrejtësive që përjetojnë familjet e shqiptarëve, pavarësisht prej bindjeve të ndryshme politike. Kjo është edhe arsyeja se përse në sheshin e protestës, do të derdhen me qindra mijëra shqiptarë, demokratë, socialistë të bindjeve të ndryshme politike për t’u bashkuar në një protestë qytetare dhe popullore, e cila paralajmëron dhe shpall këtë raport të ri të shumicës dërrmuese të qytetarëve, të vendosur për të çliruar Shqipërinë, drejtësinë, qeverinë dhe ekonominë nga krimi dhe një pakice pushtetarësh të inkriminuar e të korruptuar, të cilët kanë blerë pushtetin e tyre në zgjedhjeve të 25 Qershorit dhe që janë sot pengesa kryesore për Shqipërinë evropiane, për vendet e punës, për ndaljen e hemorragjisë së emigrimit, për shkollat dhe institucionet e shëndetësisë të cilat janë në kolaps, për të ardhmen e rinisë studentore, për punësimin e të rinjve dhe të gjithë të papunëve, për shpresën dhe besimin e shqiptarëve për një të nesërme më e mirë. Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë, nuk do të jetë as spektakël, do të jetë një protestë madhështore popullore që do të japë këtë mesazh: Do të shpallë që shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk e pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri. Banditët e kanë vendin para drejtësisë, e kanë vendin në burg dhe kjo është dhe pengesa kryesore që duhet hequr për Shqipërinë evropiane me një ekonomi të zhvilluar, me vende pune dhe me mundësi dinjitet dhe liri…..
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal