SARANDË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” me targa AA 999 BL me drejtues Ledjon Haxhi që po udhëtonte nga Saranda në drejtim te Ksamilit, dhe një automjet tjetër tip “Shevrolet” me targa AA 447 EO me drejtues shtetasin Edmond Likometi që ishte nisur në drejtim të Sarandës.

Nga përplasja kanë marrë lëndime të lehta katër persona që ndodheshin në dy mjetet. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.