Sarandë/ Kanosi me armë dy persona, kapet 33-vjeçari

535
Sigal

Në prangat e policisë ka rënë një 33-vjeçar pasi në muajin shkurt në bashkëpunim me një tjetër person kanë kanosur me armë zjarri dy persona.

Nga policia është arrestuar S.I., 33 vjeç pasi për të gjykata ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku shtetasi S.I në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.