Rregullat e reja për lëvizjen e parave, standardet e blindeve dhe kamerave. Policëve privatë u hiqen celularët

224
Grabitja e bankave, ja si do lëvizin paratë
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, firmos rregullat e reja për standardet e blindave, kamerave dhe njoftimet e koduara. Policëve privatë u hiqen celularët 
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka përcaktuar rregullat e reja të transportimit të vlerave monetare, pas shqetësimeve të shumta si pasojë e disa grabitjeve ndaj parave të bankave në vitet e fundit. Sipas udhëzimit të Xhafajt, eskortat që transportojnë vlera monetare, përfshirë edhe ato të bankave të nivelit të dytë, do të qarkullojnë në rrugët urbane dhe interurbane, gjatë ditës, duke përfshirë afatin kohor nga nisja me lindjen e diellit dhe mbërritja në destinacion me perëndimin e diellit, përveç rasteve të vonesave apo defekteve. Në këto raste do të njoftohet Qendra e Kontrollit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) dhe struktura vendore të Policisë. “Eskortat nuk ndalojnë në asnjë rast gjatë lëvizjes me ngarkesë për transportin e vlerave monetare”, theksohet në udhëzim. Në të gjitha rastet e shoqërimit të vlerave monetare, drejtuesi teknik i SHPSF-së cakton përgjegjësin e eskortës dhe punonjësit e shërbimit. Përgjegjësi i eskortës bën instruktazhin, ndan detyrat, kontrollon mjetet e blindimit, pajisjet speciale, mjetet e komunikimit, armët e zjarrit, duke bërë shënimet në librin e shërbimit. “Përgjegjësi i eskortës së shoqërimit, para lëvizjes së eskortës për transportimin e vlerave monetare, ndalon mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit privat (celular) të punonjësve të SHPSF-së, përveç atyre të miratuara për transportimin e këtyre vlerave”, nënvizohet në udhëzim. Për transportimin e vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara, si dhe çdo transportim që do të kryhet për jashtë kufijve të Shqipërisë, drejtuesi teknik i policisë private duhet të njoftojë policinë vendore në mënyrë të koduar 2 orë përpara lëvizjes, në juridiksionin e të cilëve do bëhet transportimi i vlerave monetare. Ndërkohë,për transportimin e vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 lekë, strukturat e Policisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie.

Kategorizimi i automjeteve të blinduara dhe shoqëruese
1 – Kategori A: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë deri në 10.000.000 lekë realizohet me:
a) Një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-3 (me frëngji për hapje zjarri me armë):
– Niveli i blindimit të automjetit BR-3;
– Pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit.
b) Jo më pak se dy punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 (njëri prej të cilëve i certifikuar për drejtues mjeti).
c) Sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Kontrollit të SHPSF-së.
d) Sistem gjurmimi GPS. 
e) Monitorimi me kamera CCTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar.
f) Kamera për lexim automatik të targave.
2 – Kategoria B: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 10.000.000 lekë deri në 25.000.000 lekë realizohet me:
a) Një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-3 (me frëngji për hapje zjarri me armë):
– Niveli i blindimit të automjetit BR-3;
– Pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit.
b) Jo më pak se tre punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 (njëri prej të cilëve i certifikuar për drejtues mjeti).
c) Sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Kontrollit të SHPSF-së.
d) Sistem gjurmimi GPS.
e) Monitorimi me kamera CCTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar.
f) Kamera për lexim automatik të targave.
3 – Kategoria C: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 25.000.000 lekë deri në 75.000.000 lekë realizohet me:
a) Një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë):
– Niveli i blindimit të automjetit BR-4;
– Pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit.
b) Jo më pak se katër punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 (njëri prej të cilëve i certifikuar për drejtues mjeti).
c) Sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Kontrollit të SHPSF-së.
d) Sistem gjurmimi GPS.
e) Monitorimi me kamera CCTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar.
f) Kamera për lexim automatik të targave.
g) Dy automjete të blinduara, përkatësisht njëri para dhe tjetri pas automjetit të blinduar ku janë vendosur vlerat monetare.
4 – Kategoria D: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 75.000.000 lekë deri në 150.000.000 lekë realizohet me:
a) Një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave monetare nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-5 (me frëngji për hapje zjarri me armë):
– Niveli i blindimit të automjetit BR-5;
– Pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit.
b) Dy automjete të blinduara BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë) për transportimin e punonjësve të SHPSF-së.
c) Jo më pak se pesë punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4, (dy prej të cilëve të certifikuar për drejtues mjeti).
d) Sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Kontrollit të SHPSF-së dhe ndërmjet mjeteve të eskortës.
e) Sistem gjurmimi GPS.
f) Monitorimi me kamera CCTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar.
g) Kamera për lexim automatik të targave.
5 – Kategoria E: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 150.000.000 lekë deri 550.000.000 lekë, realizohet me:
a) Një automjet i blinduar me pjesë të ndarë të vendit të transportit të vlerave nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-6 (me frëngji për hapje zjarri me armë):
– Niveli i blindimit të automjetit BR-6;
– Pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të mjetit.
b) Dy automjete të blinduara BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë), për transportimin e punonjësve të SHPSF-së.
c) Jo më pak se gjashtë punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B 4 (dy prej të cilëve të certifikuar për drejtues mjeti).
d) Sistem të bllokimit motorik të automjetit që transporton vlera monetare.
e) Sistem komunikimi të vazhdueshëm me Qendrën e Kontrollit të SHPSF-së dhe ndërmjet mjeteve të eskortës.
f) Sinjali i njoftimit SOS.
g) Sistem gjurmimi GPS.
h) Monitorimi me kamera CCTV me rezolucion të lartë, të vendosura brenda dhe jashtë mjetit të blinduar.
i) Kamera për lexim automatik të targave.
6 – Kategoria F: Sigurimi i vlerave monetare, materialeve dhe sendeve të çmuara gjatë transportit, me vlerë nga 550.000.000 lekë – 950.000.000 lekë realizohet me:
a) Një automjet me pjesë të ndarë të transportit të vlerave nga kabina e drejtuesit të mjetit i nivelit BR-7 (me frëngji për hapje zjarri me armë):
– Niveli i blindimit të automjetit BR-7;
– Pjesa ku vendosen mbajtësit e vlerave monetare të jetë pa xham në faqet anësore dhe të pasme të automjetit.
b) Dy automjete të blinduara BR-4 (me frëngji për hapje zjarri me armë) për transportimin e punonjësve të SHPSF-së.
c) Jo më pak se shtatë punonjës shërbimi të SHPSF-së me armatimin përkatës B1, B4 (tre prej të cilëve të certifikuar për drejtues mjeti).