Rrëfen Luke Velaj, ish-i burgosur politik

630
Sigal

Luke Velaj, ish-i
burgosuri politik që jeton në Greqi, tregon historinë e tij, për të njohur
Shinasi Ramën e kohës së ish-diktaturës

 

Ju
tregoj Dhjetoristin që me dënoi me 12 vjet burg politik 

 

“Ne
dhjetor të vitit 1990, kur nisëm protestat dhe sërish në shkurt 1991 kur
menduam vetëmohimin, të gjithë bëmë në vetvete një betim, që të mbajmë idealet
e kësaj lëvizjeje gjallë dhe të pastra. Ne kërkuam një Shqipëri si e gjithë Evropa
dhe jemi shumë. Kërkuam një Shqipëri në NATO dhe ky është realitet tani dhe kërkuam
një Shqipëri demokratike dhe Eëropa sapo na pranoi statusin e vendit kandidat për
në BE.
Është
e vërtetë që demokracia i ka dhënë të drejtën e fjalës çdo individi në Shqipëri
dhe kjo e drejtë mbrohet me ligj nga Kushtetuta e vendit. Megjithatë, mendoj se
kur flasim për ngjarje të mëdha si ato që ndodhën në dhjetor të vitit 1990,
morali dhe integriteti i njerëzve duhet të jetë në nivelin e atij ideali për të
cilin ne të gjithë së bashku luftuam. Çdo gjë nisi në 8 dhjetor dhe studentet të
mbështetur masivisht nga gjithë shqiptarët arritën ta shndërronin lëvizjen
studentore në një lëvizje të gjerë masive për pluralizëm. Kjo lëvizje u kurorëzua
me krijimin e të parës parti opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike.
Diktatura
nuk ishte shkatërruar ende, por krijimi i PD-së jepte shpresën që lufta të
spostohej në një nivel më të lartë. Populli opozitar kishte përfaqësuesen e vet
politike. Nuk ishte e thjeshtë, se menjëherë disa njerëz, të cilët me kohë dhe
me një qëllim ishin infiltruar nga Sigurimi i Shtetit në lëvizje e më pas,
brenda radhëve të PD-së, ku nisen luftën e ashpër. Një prej tyre ka qenë edhe
Shinasi Rama, i cili vetëm për një gjë është për t’u përgëzuar, besnikërinë
ndaj Alisë dhe bashkëpunëtoreve te tij ne PS. Ky person ka të drejte të flasë,
thjesht sepse në Shqipëri ka liri të fjalës, por moralisht ai duhet të heshtë
dhe ka 1000 arsye për këtë. 

Ai duhet
të heshtë deri kur t’i tregojë shqiptarëve me prova, se nuk ka qenë bashkëpunëtor
i Sigurimit të Shtetit, pasi çfarë shqiptarët dinë për të aktualisht, është se
ai ka qenë agjent dhe vetë viktima e tij, një qytetar nga Shkodra, z. Luke
Velaj e ka akuzuar Shinasi Ramën publikisht.

Në daljen
publike të z. Velaj thuhet:
“Pashë këto ditë në gazetë një material të shkruar nga një farë Shinasi
Rama lidhur me politikën e Tiranës e me rolin e tyrë në jetën e shqiptarëve.
Interesante, e kishte nënshkruar si “Instruktor” tamam si dikur instruktorët e
KQRPSH! Ky bandill priti njëherë që shefi i tij Ramiz Alia të thoshte një fjale
e pastaj, me të marrë udhëzimet nisi zbatimin në jetë të ideve të tij të
“ndritura”. 

Ky
Shinasiu ka një histori të pasur sigurimsi e komunisti si pak kush në moshën e
tij, gjë që e bën këtë “trim” kampion madje! Ai pat, një kohë në Shkodër, një
reputacion jo të mirë, pat lënë shkollën e Oficerëve dhe nisi të endej rrugëve
duke u futur në shumë grupe të rinjsh e me gjithkend, e njerëzit e thjeshte
kujtonin se është si ata, por në fakt ai kishte pas misionin, të endej ashtu
dhe të shoqërohej me sa më shumë vetë. Këtë e provon dalja dëshmitar në gjyqin
tim, personit me emër Luke Velaj, nga Shkodra. Më ka dale dëshmitar duke
shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Unë hëngra nja 12 vjet burg prej tij e
Shinasiu për shpërblim u dërgua në shkollën e Gjuhëve të Huaja, pasi e kreu
detyrën mirë”…

 

SHËNIM I
REDAKSISË

 

Dëshmia e
publikuar sot nga gazeta, bëjmë me dije se është  botuar dje ne portalin ” Voal”. Lidhur me kete shkrim, gazetari yne komunikoi me Z. Luke Velaj, i cili  deklaroi: “Une e kam publikur qendrimin tim ndaj Shenasi Rames dhe nuk kam ndermend te vazhdoj me tej me te”.