“Rilindja e Qyteteve”, Rama: Bëjmë për Lezhën sa s’është bërë 20 vjet!

646
Sigal

LEZHE – Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë në qytetin e Lezhës ku preznaton programin “Rilindja e Qyteteve”, si dhe projektet e parashikuara për këtë qyetet. Në këtë vizitë ai ishte i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, deputetja e zonës Monika Kryemadhi si dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Në fjalën e tij, Rama, tha se “Rilindja e Qyteteve” sa i përket Lezhës synon të nxjerrë në pah vlerat e hershme dhe historike të këtij qyteti.

Kryeministri, tha se qeveria do ta mbajë zotimin për transformimin e këtij qyteti, duke shtuar se do të bëhet për Lezhën aq sa nuk është bërë në këto 20 vjet. Duke folur konkretisht për projektet e qeverisë, shefi i saj, tha se ato do të nisin që nga sheshi në krah të memorialit të Skënderbeut, e deri tek lidhja e lumit të Lezhës me qytetin. Sipas Ramës, ky lum ishte kthyer si Lana e dikurshme, ndërsa shtoi se falë iniciativës së qeverisë po shndërrohet në një nga damarët e frymëmarrjes së qytetit.
 
“Projekti “Rilindje e Qyteteve” është një program zhvillimi dhe nxjerrje në dritë e vlerave të hershme të Lezhës. U bënë shumë vite, u shpenzuan shumë para pa i kthyer sytë nga qytetet. Ne do i qëndrojmë zotimit do bëjmë për Lezhën sa nuk është bërë në 20 vjet. Qendra e qytetit është qendra e gravitetit të komuniteteve. Fillojmë te sheshi në krah të memorialit të Skënderbeut që ka mbetur i harruar. Lidhet qyteti me lumin që pershkon. Lumi i Lezhës ishte kthyer si Lana e dikurshme, sot po kthehet në një damar të gjelbër dhe frymëmarrje për qytetin. Transformimi që nga hyrja e Lezhës. Shumë shpejt projekti për zonën industriale.” u shpreh kryeministri Rama