Nga Agron Mema

Asgjë nuk harrohet. Ky postulat filozofik i takon ditës së diel të 12 gushtit për banorët e Nivicë-Bubar të bashkisë së Himarës të cilët janë përfshirë në një protestë civile në Gjirin e Kakomesë. Gjiri i Kakomesë prej vitesh është “mollë e ndalume” për banorët e fshatit , pjesa më e madhe e tyre edhe pse janë pronar të ligjshëm me të gjitha dokumentaconet përkatëse. Madje as plazhi piktoresk ka vite që rri në heshtje jashtë frekuentimit të banorve nivicjot dhe turistave të huaj. Banorët e Nivicë-Bubar janë me vite të tëra në papajtueshmëri me qevrisjen e majtë e të djathtë për sa i përket ndërtimit të një fshati turistik nga firma “ Riviera”, madje konflikti ka arritur deri edhe në ngujim dhe bllokim rruge nga banorët për muaj me rradhë, me konflikte fizike mes tyre dhe forcave të rendit e deri edhe në burgosjen e disa banorve. Dhe qysh atëhere është vendosur postoblloku që ndolon hyrjen e banorve si në pronat e tyre të ligjshme , ashtu edhe në plazhin e Kakomesë. Ditën e diel banorët i janë drejtuar manastirit të Kakomesë që ndodhet djathtas postobllokut të policisë private. Pas meshës në manastir me rastin e Ditës së Shën –Marisë, banorët e shumtë i janë drejtuar postobllokut për të shkuar në plazhin e Gjirin të Kakomesë por janë ndaluar nga forcat e sigurisë private. Banorët janë irrituar dhe janë munduar të hyjnë me forcë dhe si rezultat është dëmtuar porta e postobllokut ndalues. Forcat e rendit janë ndodhur në vendngjarje por nuk ka patur konflikte mes tyre dhe banorve por një dialog mes tyre me nota mospajtimi për padrejtësinë që u bëhet me moslejimin e shkuarjes në plazh dhe në pronat e tyre. Më pas banorët janë larguar për në banesa me premtimin se në ditët në vijim do të vijojnë protestat e tyre deri në heqjen e postobllokut që është vendosur, sipas tyre , padrejtësisht.