Tritan Kalo: Kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie

290
Sigal

Mjeku infeksionist Tritan Kalo shprehet sot optimist për situatën epidemiologjike në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku sjell në vëmendje se pas 18 muajsh që nga deklarimi i rasteve të para në Wuhan, mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie.

Që këtej e tutje, shton Kalo, do të kemi mundësinë që të shtojmë përpjekjet e të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundur, në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit.

Megjithatë, Tritan Kalo thekson se beteja nuk është përfunduar ende, por rruga që mbetet për t’u përshkruar mund të cilësohet e shkurtër.

Ai bën po ashtu thirrje për kujdes pasi vera shoqërohet me viroza dhe dhjetëra infeksione të natyrës virale.

“Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithçka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona,” këshillon Kalo ndërsa i uron ndjekësit e tij për një të diel sa më të djelltë.