Radhë të gjata në Kapshticë, shkak defekti në sistemin TIMS

509
Kthimi i emigrantëve në familjet e tyre në Shqipëri por edhe problemet në sistemin TIMS kanë krijuar radhë të gjata në doganën e Kapshticës. Për disa orë, qytetarët kanë pritur në të dyja anët e doganës, në një kohë kur temperaturat janë relativisht të larta. Vetëm rreth orës 15:35 sistemi TIMS ka rinisur të funksionojë dhe situata është normalizuar.
Sigal