I nxjerrin në mes të bulevardit, persona të paidentifikuar u vendosin flakën 3 koshave të mbeturinave

241
Sigal

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesi të sotëm në Elbasan. Bëhet e ditur se disa persona ende të paidentifikuar kanë nxjerrë në mes të bulevardit koshat e mbeturinave dhe u kanë vendosur flakën.

Banorët e zonës janë frikësuar, por në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe lirimin e bulevardit.

Ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarje. Gjithashtu akoma nuk është ndaluar për vendosjen e zjarrit koshave të mbeturinave.