QSUT,shkelën barazinë e tenderave KLSH kallëzon komisionin e ofertave

504
Nga QSUT vetëm për tenderin “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë”, që mbulon shërbimin janar-prill 2015, si pasojë e shkeljes së barazisë në tendera shtetit i është shkaktuar një dëm prej 10,803,376 lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 40/2, datë 14.01.2015, pasi ka ushtruar auditimin tematik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, ka dalë në përfundimin se janë konstatuan një sërë shkeljesh të procedurës të prokurimit për tenderin me objekt “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë” për shërbimin e kërkuar për periudhën Janar-Prill 2015.
Si rezultat i shkeljes së procedurës së vlerësimit të ofertave është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 10,803,376 lekë. 
Nga auditimi është konstatuar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbatimin e procedurës së tenderit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” për një fond limit prej 94,277,276.7 lekë pa t.v.sh për shërbimin e lavanterisë, ka s’kualifikuar padrejtësisht një operator pjesëmarrës në tender, me ofertë më të ulët se oferta e paraqitur nga operatori i shpallur fitues (diferenca 10,803,376 lekë).
Me s’kualifikimin e këtij operatori ekonomik është shkelur barazia e pjesëmarrësve në tendera publike dhe është favorizuar subjekti fitues, veprim që është në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2016 “Për prokurimin publik” dhe VKM nr. 1, dt. 10.01.2007, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Sa më sipër, për të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana e grupit të auditimit, për zhvillimin e procedurës së këtij tenderi, KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj punonjësve të QSUT, anëtarë të KVO-së L.S (kryetar), K.Q dhe A.T (anëtar), me akuzën “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. 
Sigal