Rama: Pandeli Majko njeriu që “legalizoi” Erion Veliajn në PS

408
TIRANË – Kryeministri Rama gjatë një aktiviteti për shpërndarjen e legalizimeve në kryeqytet ku të pranishëm kanë qenë edhe kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës dhe deputeti Pandeli Majko. Rama shprehu një vlerësim të veçantë për Majkon duke e cilësuar si njeriu që “legalizoi” Erion Veliajn në Partinë Socialiste, pa të cilin ky i fundit nuk do të ishte i njëjti.
“Pandeli Majko futi Veliaj në PS. Legalizimi që i bëri Pandi duke e futur në PS është një ogur i mirë. Kush ka lidhje shpirtërore me Pandin ka vetëm mirë.”- tha Rama.
Nga ana e tij Majko iu përgjigj se edhe Veliajn, Rama e cilëson si ndërtim pa leje, por e vërteta sipas tij është se së bashku kanë ndikuar te kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
“Unë edhe Edi jemi njerëzit që bëmë këtë Erion që shikoni sot. Edi bërë katin e parë, unë të dytin.”- tha Majko.
Rama: Vota për PD në këto zgjedhje e çuar dëm 
Rama e cilëson si të çuar dëm votën e hedhur për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit. Sipas tij kjo pasi PD kërkon votat që të mos i lënë kryetarët e saj që të bëjnë punën për ta përdorur si justifikim për të rrëzuar qeverinë. 
“Në këto zgjedhje është ta çosh votën dëm po të votosh për PD. Si mund t’i mbështesim ne kryetarët e Bashkive të PD, kur ata kanë frikë se i shohin. Edhe ata që janë trima nuk kanë çfarë të bëjnë. PD po kërkon votën që të mos i lënë që të bëjnë punën për ta përdorur si justifikim për të rrëzuar qeverinë.”- tha Rama.
Rama: Do legalizojmë edhe banesat e ndërtuara pas 2009-s
Gjatë fjalës së tij për shpërndarjen e legalizimeve, Kryeministri Rama i vlerësoi si të ulëta qëndrimet e PD në lidhje me punën e qeverisë. Sipas Ramës ata që patën më 8 vite kohë për legalizimet dalin edhe thonë se qeveria iu mashtron.
“Këta që kanë pasur 8 vite kohë, 10 megjithatë këto 2 vite me bashkinë. U thonë njerëzve që Rama iu mashtroi se nuk ka legalizime falas. Jeni dëshmitarë se kur keni paguar para nën dorë dhe keni marrë vetëm diellin mbi kokë, sot merrni lejen e legalizimit falas. Këta që ju morën për budallenj gjithë këto vite, si ka mundësi që ju kujtojnë si dele që t’iu marrin dhe t’iu çojnë në vathët e Berishës. Këtë pyetje ua bëj atyre që e kanë votuar dhe do të votojnë prapë PD.” –tha Rama.
Sipas kryeministrit janë 60.000 objekte të ndërtuara pas vitit 2009, kur u votua ligji që i përjashtonte nga procesi i legalizimit këto ndërtime.
“Janë 60.000 ndërtime, për të cilat para 7 vitesh u fut një nen që i përjashtonte ndërtimet e reja nga procesi i legalizimeve. Ne kemi marrë nismën që edhe për këto ndërtime të nisim procesin e legalizimit.”- u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama
Edhe ne në Dajt mezi po presim të bashkohemi me Tiranën. Janë 1001 leje legalizimi falas që gjenden në këto dosje dhe që do të shpërndahen sot. Këta që kanë pasur 8 vite kohë, 10 megjithatë këto 2 vite me bashkinë. U thonë njerëzve që Rama iu mashtroi se nuk ka legalizime falas. Jeni dëshmitarë se kur keni paguar para nën dorë dhe keni marrë vetëm diellin mbi kokë, sot merrni lejen e legalizimit falas. Këta që ju morën për budallenj gjithë këto vite, si ka mundësi që ju kujtojnë si dele që t’iu marrin dhe t’iu çojnë në vathët e Berishës. Këtë pyetje ua bëj atyre që e kanë votuar dhe do të votojnë prapë PD. Shumë njerëz në këto aktivitet na thonë faleminderit ne. Ne bëjmë detyrën, duhen falënderuar ata qytetarë që votuan pro nesh që ne të vinin në pushtet për të bërë detyrën. U deshën 6 muaj për të gjetur se ku ishin lënë dosjet. Ishin në një magazinë pa inventar. Në 1 vit ALUIZNI ka bërë aq sa nuk është bërë në 8 vite marrë së bashku. 50.000 objekte më shumë të përditësuara pas matjeve. Në 1 vit 25.000 legalizime, ata në 8 vite bënë vetëm 21.000. Sot arrijmë në 27.500 legalizime në më shumë se 1 vit. Brenda mandatit legalizojmë një pjesë dërrmuese në zonat informale falas. Në 8 vite 4503 legalizime në Tiranë. Shumica biznese. Mes tyre biznese të ndërtuara në zonat më të rëndësishme. 5847 në 1 vit nën drejtimin e Artan Lamajt. Janë 60.000 ndërtime, për të cilat para 7 vitesh u fut një nen që i përjashtonte ndërtimet e reja nga procesi i legalizimeve. Ne kemi marrë nismën që edhe për këto ndërtime të nisim procesin e legalizimit. Nuk ka më ndërtime pa leje ashtu siç ka pasur. Ata që kanë ndërtuar për një shpi në zonat informale, asnjë nuk do e lëmë rrugëve. Ne do vijojmë në drejtimin e duhur, Shqipëria po hyn në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike sociale. Kthesa falë reformave që ne po bëjmë. Reformat janë operacione të vështira. Kur bëhet fjalë për betejën mes jetës dhe vdekjes, prindërit nuk e çojnë në operacion fëmijën për ta torturuar, por për ta shpëtuar. OSHEE nuk do të kërkojë nga lekët që i duhen komunitetit për të mbushur gropën e atyre që nuk paguajnë. Këto para janë investime që i shkojnë përsëri njerëzve. Kush paguan energjinë kryen një akt patriotik. Jemi vendi i dytë më i pasur me potencial hidro-energjetik, dhe nga kjo duhet të pasurohemi, jo të varfërohemi. Pandeli Majko futi Veliaj në PS. Legalizimi që i bëri Pandi duke e futur në PS është një ogur i mirë. Kush ka lidhje shpirtërore me Pandin ka vetëm mirë. Në këto zgjedhje nuk vendoset gjë tjetër veçse shërbimin më të mirë për qytetin. Në këto zgjedhje është ta çosh votën dëm po të votosh për PD. Si mund t’i mbështesim ne kryetarët e Bashkive të PD, kur ata kanë frikë se i shohin. Edhe ata që janë trima nuk kanë çfarë të bëjnë. PD po kërkon votën që të mos i lënë që të bëjnë punën për ta përdorur si justifikim për të rrëzuar qeverinë. 
Sigal