Protesta/ Policët të turbulluar nga gazi lotsjellës, ulen në shkallë

201

Gazi lotsjellës i hedhur nga Garda e Republikës në drejtim të protestuesve duket se ka turbulluar edhe disa punonjës policie, të cilët janë ndjerë keq dhe janë ulur në shkallët e godinës së kryeministrisë.

Pas kësaj situate, policët që janë ndjerë keq janë zëvendësuar me punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit.

Përplasja mes protestuesve dhe policisë, ka bërë që të përdoret uji dhe hedhja e gazit lotsjellës për të zbutur tensionin mes palëve.