Dramatike/ Protestuesit të shtrirë pa ndjenja nga gazi lotsjellës

690
Sigal

Protestuesit e thirrur sot nga opozita për të protestuar kundër korrupsionit dhe për rrëzimin e qeverisë janë përballur me një situatë të rëndë për shkak të gazit lotsjellës.

Më poshtë  do ju tregojmë disa momente kur një prej protestuesve është i shtrirë për tokë pa ndjenja, teksa protestues të tjerë mundohen t’i japin ndihmë. Nga pamjet, personi i lënduar duke në gjendje të rëndë.

Ndërkohë jo më pak tronditëse është pamja e protestuesve të tjerë të ulur në bordurë me kokën ndër duar teksa fshijnë sytë për shkak të gazit lotsjellës.

Ndërkohë që policia vazhdon dhe lëshon gaz lotsjellës kundrejt qytetarëve me qëllim që ata të largohen dhe protesta të shuhet.